RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kina dhe Japonia vendosin linjë të drejtpërdrejtë ushtarake

kina-dhe-japonia-vendosin-linje-te-drejtperdrejte-ushtarake

Ministrat e Mbrojtjes të Kinës dhe Japonisë folën drejtpërdrejt me njëri-tjetrin për të inauguruar linjën telefonike ushtarake të dy vendeve, transmeton Anadolu.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës tha në një deklaratë se Këshilltari Shtetëror dhe Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Li Shangfu, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij japonez Yasuichi Hamada, duke shënuar zyrtarisht nisjen e linjës së drejtpërdrejtë telefonike për mekanizmin e ndërlidhjes detare dhe ajrore midis departamenteve të mbrojtjes të dy vendeve.

“Themelimi dhe hapja e linjës së drejtpërdrejtë është një masë praktike për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur nga liderët e dy vendeve”, thuhet në deklaratë, ku shtohet:

“Kjo do të pasurojë në mënyrë efektive kanalet e komunikimit midis departamenteve të mbrojtjes të dy vendeve, do të forcojë aftësitë e të dyja palëve për të menaxhuar dhe kontrolluar krizat detare dhe ajrore dhe do të ndihmojë në ruajtjen e mëtejshme të paqes dhe stabilitetit rajonal”.

Në nëntor të vitit të kaluar, të dy vendet kishin rënë dakord gjatë takimit të presidentit Xi Jinping me kryeministrin japonez Fumio Kishida në margjinat e Takimit të 29-të të Liderëve Ekonomik të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor në Bangkok për të krijuar një linjë të drejtpërdrejtë ushtarake për menaxhimin e çështjeve detare dhe ajrore.

Related posts

Zelensky pret misionin e IAEA në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhya

admin

Samiti i Berlinit, Rama: Vendet e rajonit të jenë me qëndrim të unifikuar për planin e financimit

admin

Studimi: Pyjet malore të Tokës po zhduken me një ritëm të përshpejtuar

rezart morina