RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zelensky akuzon liderët arabë se i mbyllën sytë ndaj pushtimit rus

zelensky-akuzon-lideret-arabe-se-i-mbyllen-syte-ndaj-pushtimit-rus

Volodymyr Zelensky ka akuzuar disa liderë arabë se kanë mbyllur një sy ndaj pushtimit rus të Ukrainës.

Presidenti ukrainas ka marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe në Arabinë Saudite.

Nga shtetet e Ligës Arabe, vetëm Siria haptazi ka mbështetur pushtimin rus. Të tjerët kanë zgjedhur të mbajnë marrëdhënie të mira me Moskën.

Por, disa shtete duhet të reflektojnë mbi lidhjet e tyre me Rusinë, ka thënë Zelensky, raportoi BBC.

“Fatkeqësisht janë disa në botë dhe në mesin tuaj që e kanë mbyllur njërin sy ndaj aneksimeve të paligjshme”.

Zelensky u tha edhe udhëheqësve të mbledhur në Jeddah se vendi i tij po mbrohej nga kolonizatorët dhe imperialistët, duke u dukur se po rikthente në kujtesë historinë e pushtimit të botës arabe. /koha

Related posts

Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, katër të plagosur

admin

Rreth 60 persona janë intervistuar për manipulim me vota

Muhamet Ramadani

Kroacia blen sistem kundërajror francez për 72 milionë euro

admin