RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qeveria izraelite, takim brenda tuneleve të Murit Al-Buraq të Al-Aksa-s

qeveria-izraelite,-takim-brenda-tuneleve-te-murit-al-buraq-te-al-aksa-s

Qeveria izraelite mbajti mbledhjen e saj javore të dielën brenda tuneleve të Murit Perëndimor [Muri Al-Buraq] të kompleksit të Xhamisë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar.

Takimi, i kryesuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu, u mbajt brenda tuneleve për të shënuar përvjetorin e pushtimit të Jerusalemit Lindor nga Izraeli në vitin 1967.

“Për hir të unitetit të Jerusalemit, ne duhet të vazhdojmë ta ruajmë këtë qeveri”, tha Netanyahu në fillim të takimit.

Takimi i së dielës ishte i pari që u mbajt brenda tuneleve ngjitur me kompleksin Al-Aksa që nga viti 2017.

Kjo erdhi menjëherë pasi ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir hyri me forcë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa të dielën, në ndërhyrjen e tij të dytë të tillë që kur ai iu bashkua qeverisë së Netanyahu në fund të vitit të kaluar.

Xhamia Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në botë për muslimanët. Hebrenjtë e quajnë këtë zonë “Mali i Tempullit”, duke pretenduar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Jerusalemin Lindor, ku ndodhet Xhamia Al-Aksa, gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, në një lëvizje që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar. /mesazhi

Related posts

Kryqi i Kuq apelon për përmirësimin urgjent të kushteve të mjerueshme humanitare në Gaza

Kushtrim Guraj

Policia jep detaje për të shtënat me armë mbrëmë në Prishtinë

admin

Tetë të vdekur nga përmbytjet në Korenë Jugore

admin