RTV AHIRETI
Shëndetësi

Pini më shumë kafe për ta zvogëluar deri në 44 për qind rrezikun e cerozës në mëlçi

pini-me-shume-kafe-per-ta-zvogeluar-deri-ne-44-per-qind-rrezikun-e-cerozes-ne-melci

Një studim i ri sugjeron se duke pirë më shumë kafe ju i zvogëloni dëmet në mëlçi që ndërlidhen me kequshqyerjen.

Hulumtuesit kanë analizuar të dhënat e nëntë studimeve të mëhershme me një total prej më shumë se 430,000 pjesëmarrësve dhe kanë zbuluar se konsumimi i dy kafeve ekstra në ditë ndërlidhet me 44% rrezik më të vogël të zhvillimit të cerozës në mëlçi.

Autorët e studimit kanë thënë se ceroza është fatale dhe nuk ka ndonjë kurë për këtë sëmundje.

Prandaj është e rëndësishme që të zvogëlohet rreziku i zhvillimit të saj duke konsumuar më shumë kafe.

Vlen të ceket se ceroza i vret më shumë se një milion njerëz anë e mbanë botës çdo vit, ndërkaq mund të shkaktohet nga infeksionet e hepatitit, çrregullimet në sistem të imunitetit, etj.

Related posts

Pesë efektet anësore të qumështit

admin

Zbardhni njollat kafe që krijohen nga dielli, ja dy maska natyrale

Muhamet Ramadani

Ja pse nuk duhet të flini kurrë pranë një ventilatori

Hevzi