RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kroaci, shkarkohet një prift për abuzim seksual të 13 fëmijëve

kroaci,-shkarkohet-nje-prift-per-abuzim-seksual-te-13-femijeve

Një prift në kishën katolike në qytetin bregdetar të Rjekës në Kroaci ka rrëfyer abuzimin seksual ndaj 13 djemve dhe është shkarkuar nga detyra, transmeton Anadolu.

Kryepeshkopi i Kishës Katolike, Mate Uzinic, në një deklaratë tha se prifti me inicialet M.S., i cili jep mësim në Fakultetin e Teologjisë në Rjekë, rrëfeu se kishte abuzuar seksualisht me 13 djem të moshës 6 deri në 13 vjeç.

Duke thënë se M.S ishte akuzuar për abuzim seksual më parë, Uzinic tha: “Ai pranoi krimin e tij. Detyrat e tij në kishë u ndërprenë. Atij i ishte ndaluar të jepte mësim në fakultet”.

Duke vënë në dukje se M.S pranoi se ishte përfshirë në abuzime të shumta ndërmjet viteve 1987-1994, Uzinic tha: “Ai nuk ka lidhje me kishën në Rjekë”.

Ndërkohë, letra e rrëfimit të M.S. u shfaq në mediat vendase.

Në letër thuhet: “I kërkova Atit tonë të Shenjtë që të më lironte nga detyra për shkak të mëkateve që bëra në rininë time. Mëkatet që bëra nuk i përshtateshin detyrës sime. Unë nuk fajësoj të tjerët për mëkatet e mia. Unë jam përgjegjës për gjithçka. Më vjen shumë keq edhe për fëmijët që kam lënduar, dua që ata të më falin dhe Zoti t’i shërojë plagët që kam shkaktuar”.

Mediat lokale pretenduan se incidente të ngjashme abuzimi ndodhën edhe në kishat katolike në Split dhe Zadar.

Related posts

Nga viti 2008 janë vrarë 17 gra në Kosovë, shumica nga bashkëshortët e tyre

admin

VIDEO/ Një person i vë flakën vetes para gjykatës ku po zhvillohej seanca për Donald Trump

admin

Pakistan, rezultatet e zgjedhjeve do të shpallen “sa më shpejt që është e mundur”

rezart morina