RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ish-prokurorja e EULEX-it që raportoi për korrupsion brenda këtij misioni fiton gjyqin me qeverinë britanike

ish-prokurorja-e-eulex-it-qe-raportoi-per-korrupsion-brenda-ketij-misioni-fiton-gjyqin-me-qeverine-britanike

Aktivistja Flutura Kusari nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sinjalizuesja Maria Thuraja Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike.

Thuraja-Bamieh derisa ishte prokurore në EULEX, kishte raportuar për dyshime për korrupsion brenda misionit ndërkombëtar në Kosovë që synonte forcimin e ligjit, shkruan lajmi.net.

Për shkak të këtij raportimi, asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm, ndërsa tani qeveria britanike do t’i paguajë asaj gjysmë milioni euro.

Kusari thotë se ndihet krenare me të dhe se i ka ndihmuar në procesin e saj përmes “European Centre for Press and Media Freedom ECPMF.”

Ky është postimi i saj:

Breaking VERY GOOD news
Fitore e sinjalizuesve
Sinjalizuesja Maria Thuraja Bamieh ka fituar rastin e saj gjyqesor me qeverinë britanike me te cilen ka arritur marreveshje gjyqesore.
Derisa punonte si prokurore ne Eulex, ajo kishte alarmuar per dyshime per korrupsion brenda ketij misioni nderkombetar.
Asaj i ishte shkeputur kontrata parakohshem per shkak te sinjalizimit. Qeveria britanike do t’ia paguaje asaj gjysme milioni euro.
Shume shume krenare me Marian dhe e lumtur qe gjithmone kam besu qe rasti i saj ishte sinjalizim i paster. Nder i vecante qe kemi pase mundesi me i ndihmu ne procesin e saj gjyqesor permes European Centre for Press and Media Freedom ECPMF.
Per te gjithe te interesuarit, jemi duke punu qe ta sjellim Marian ne Kosove per t’iu drejtuar mediave.
Kjo fitore eshte inkurajim dhe mbeshtetje per te gjithe ata sinjalizues qe rrezikojne gjithcka per te raportuar parregullesite

Related posts

Hamasi refuzon pauzat e përkohshme, bën thirrje për përfundimin e luftës izraelite në Gaza

rezart morina

Begaj: Kosova dhe Shqipëria kanë raporte vëllazërore dhe strategjike

admin

Vazhdojnë pritjet në kufi, deri në tri orë presin mërgimtarët në Merdare

admin