RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon në qershor

​gjykimi-ndaj-thacit-dhe-te-tjereve-vazhdon-ne-qershor

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të shtatë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS), në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK).

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, do të dalin para turpit gjykues përsëri më 12 qershor kur pritet të vazhdojë paraqitja e provave nga ana e Prokurorisë.

Dëshmitari i shtatë i cili mban kodin W-01236, ka dëshmuar nën masa mbrojtëse.

Intervistimi nga prokurori Nathan Quick është bërë në seancë të mbyllur meqë sipas ZPS-së pyetjet lidheshin me një incident të veçantë përmes së cilit mund të identifikohet dëshmitari.

Por, një pjesë e dëshmisë së dhënë për avokatin e viktimave është zhvilluar në seancë të hapur për publikun.

Ndërsa gjatë paradites ka përfunduar dëshmia e dëshmitarit të gjashtë, i cili sikur pesë të tjerë që dëshmuan në këtë çështje, kishte masa mbrojtëse.
Ish-krerët e UÇK-së, për të cilët prokuroria pretendon se kanë kryer krime lufte, po gjykohen pas një procedure paraprake që ka zgjatur më shumë se dy vjet.

Gjatë krejt kësaj kohe, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeparlamentarët Krasniqi dhe Veseli, si dhe ish-deputeti Selimi, po qëndrojnë në paraburgim në Hagë, ndërsa në paraqitjet e tyre para gjykatës ata janë deklaruar të pafajshëm

Related posts

Britania rikthen maskat për të sëmurët, gripi dhe Covid kërcënojnë fëmijët dhe të rriturit

admin

Hasani falënderon Turqinë për angazhimin në njohjen e Kosovës

Muhamet Ramadani

Shefi i OKB-së thirrje për “armëpushim të plotë humanitar” në Gaza

Muhamet Ramadani