RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britania e Madhe ‘me dorë të hekurt’: Asnjë studenti të huaj nuk do t’i lejohet të sjellë familjen

britania-e-madhe-‘me-dore-te-hekurt’:-asnje-studenti-te-huaj-nuk-do-t’i-lejohet-te-sjelle-familjen

Britania e Madhe po përdor një “dorë të hekurt” kundër emigrantëve. Së fundmi, kryeministri Rishi Sunak ka bërë me dije se çdo student i huaj është i ndaluar që të tërheq familjen e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne kemi parë një rritje të paprecedentë në numrin e anëtarëve të familjeve të studentëve që hyjnë në vend me viza. Kjo është gjëja e duhur që duhet të bëjmë që të na lejojë që të mbrojmë më mirë shërbimet tona publike, duke mbështetur ekonominë tonë”, tha në një deklaratë ministrja e Brendshme Suella Braverman.

Legjislacioni aktual lejon studentët pasuniversitarë që studiojnë në programe studimi nëntë muajsh ose më gjatë të sjellin partnerët dhe fëmijët e tyre në Britani. Qeveria thotë se numri i këtyre anëtarëve të familjes së studentëve është rritur tetëfish që nga viti 2019, duke arritur në 136,000 vitin e kaluar.

Masat e reja do të hyjnë në fuqi nga janari 2024./syri

Related posts

Izraeli në sulmet gjatë natës në Rripin e Gazës vrau të paktën 33 palestinezë

rezart morina

Lista/ Dhjetëra automjete, banesa luksoze dhe biznese, zbulohen pasuritë që iu sekuestruan Milan Radoiçiç

admin

Maqedonci: Kërcënimet nga Vuçiqi na bëjnë që të rrisim vigjilencën, por asnjëherë nuk frikësohemi

admin