Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga zv.shefi i kabinetit të tij, Besir ef. Neziri, është pritur sot në takim nga kryetari i Këshillit të BI-së së Prizrenit, Besim ef. Berisha.
Më pas, Myftiu Tërnava, i shoqëruar edhe nga kryetari dhe kryeimami i Këshillit të BI-së së Prizrenit, u pritën sot në takim nga kryetari i Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj.
Në këtë takim, Myftiu Tërnava, e falënderoi kryetarin Totaj për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionin e Bashkësisë Islame të Kosovës në përgjithësi, e në veçanti me Këshillin e BI-së së Prizrenit, duke theksuar kështu gatishmërinë e institucionit të BIK-ut që një bashkëpunim i mirë i deritanishëm të vazhdojë edhe më tutje në të mirë të qytetarëve të vendit. Ai gjatë këtij takimi e njohu kryetarin Totaj edhe me angazhimet dhe me aktivitetet e BIK-ut.
Nga ana e tij, kryetari Totaj, e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën, duke shprehur kështu mirënjohje dhe falënderime të veçanta për Bashkësinë Islame të Kosovës, për gjithë kontributin e tyre dhënë për mbarëvajtjen dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit.
Të dyja palët ranë dakord që në të ardhmen të intensifikojnë edhe më shumë bashkëpunimin për projektet e përbashkëta të të dyja institucioneve, gjithnjë në të mirë të qytetarëve të Prizrenit.