RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike

tre-kryetaret-e-komunave-veriore-sot-betohen-ne-ndertesa-publike

Tre kryetarët e komunave veriore sot betohen në ndërtesa publike.

Kryetarët e zgjedhur në tri komunat veriore, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan pritet të betohen të enjten në orën 10:00.

Kështu ka bërë të ditur të mërkurën kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në mbledhjen e qeverisë ka thënë se nuk është normale që tash e 6 muaj këto komuna kanë mbetur pa kryetar, por edhe qytetarët pa shërbime komunale.

Shefi i ekzekutivit kosovar deklaroi se veprimet e tyre kanë në qendër funksionalizimin demokratik të institucioneve shtetërore dhe garantimin e shërbimeve publike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Ndërsa, të premten (19 maj) në seancë solemne në objektin e Komunës së Mitrovicës Veriore është betuar si kryetar, Erden Atiq, i cili ka emëruar edhe katër drejtorë komunalë. Vendimi i parë që Atiq ka marrë, ka qenë emërimi i Katarina Agjanqiq nga komuniteti serb si nënkryetare të komunës.

Related posts

Qeveria fton pensionistët pa 15 vjet stazh të regjistrohen në formular për pension të pjesshëm kontributiv

admin

SHBA, policia arreston të dyshuarin për vrasjen e 4 muslimanëve në New Mexico

admin

Tirana i “pret krahët” Teheranit: shpall “non grata” këtë grua kosovare

Irfan Jahiu