RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Konflikti në Sudan zhvendos mbi 1.3 milionë njerëz

konflikti-ne-sudan-zhvendos-mbi-1.3-milione-njerez

Lufta mes ushtrisë së Sudanit dhe forcës paramilitare ka zhvendosur mbi 1.3 milionë persona, ka thënë agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara.

Organizata Ndërkombëtare për Migrim ka thënë se përplasjet kanë detyruar mbi 1 milion njerëz t’i lënë shtëpitë e tyre për në zona më të sigurta brenda Sudanit. Rreth 320,000 janë larguar në shtete si Egjipti, Chadi, Etiopia, etj.

Luftimet nisën më 15 prill pas muajve tensioni mes ushtrisë dhe forcave të tjera paramilitare, raportoi AP.

Nga konflikti deri tash kanë vdekur 863 civilë, përfshirë 190 fëmijë dhe janë lënduar mbi 3,530.

Egjipti ka mirëpritur numrin më të madh të atyre që kanë ikur, me të paktën 132,360 sudanezë, ndjekur nga Chadi.

Të gjitha përpos një province të Sudanit përjetuan zhvendosje. /koha

Related posts

Djaj që citojnë Biblën: ç’paralajmëroi ky soj këto ditë?

Irfan Jahiu

MPB sqaron rregullat për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë në Kosovë

Muhamet Ramadani

Mbi 5 mln hektarë pyje të Amazonës u shfarosën për 4 vite – VIDEO

Muhamet Ramadani