RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Betohet Izmir Zeqiri, premton zbatim të ligjeve të Republikës së Kosovës në tërë territorin e saj

betohet-izmir-zeqiri,-premton-zbatim-te-ligjeve-te-republikes-se-kosoves-ne-tere-territorin-e-saj

Kryetari i zgjedhur i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, sapo e bëri betimin si kryetar i kësaj komune, raporton teve1.info

Ai në fjalimin përshëndetës, tha se do të ofroj shërbime për të gjithë qytetarët e komunës pa dallim, përfshirë komunitetin shumicë serb.

Zeqiri po ashtu premtoi se do t’i zbatoj ligjet e Republikës së Kosovës.

“Uroj që tani e tutje të jemi në nivel të përgjegjësisë më të lartë duke i ofruar qytetarëve të Zubin Potokut pa asnjë dallim të gjitha shërbime, të gjitha kërkesat që u nevojiten të gjithë qytetarëve duke përfshirë sidomos komunitetin shumicë serb. Uroj të jemi bashkë me punët dhe përgjegjësitë tona që i kemi që ta zbatojmë ligjin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Related posts

“Mos e bëj! Çfarë do të ndodhë me fëmijët”- Burri ekzekuton ish-gruan në mes të rrugës, pasi e qëlloi me tre plumba në kokë… Dëshmitë tronditëse

admin

Orban: Von der Leyen është punonjësja, jo kundërshtarja jonë

Muhamet Ramadani

Presidenti uzbek njofton planet për zgjerimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait

admin