RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA-ja dhe Bosnje-Hercegovina rrisin bashkëpunimin në mbrojtje

shba-ja-dhe-bosnje-hercegovina-rrisin-bashkepunimin-ne-mbrojtje

Dy bombardues amerikanë B-1B Lancer do të fluturojnë nesër pasdite mbi Sarajevë dhe qytete të tjera në Bosnje-Hercegovinë, si shenjë e partneritetit të fortë midis SHBA-së dhe Forcave të Armatosura të BiH-së.

Por, edhe në konfirmim të angazhimit të SHBA-së për të mbrojtur sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje-Hercegovinës.

“Ne rikonfirmojmë lidhjen e qëndrueshme midis SHBA-së dhe Bosnje-Hercegovinës. Fluturimi është një vitrinë e angazhimit tonë për të ndërtuar marrëdhënie të forta dypalëshe dhe është dëshmi e vlerave dhe qëllimeve tona të përbashkëta”, tha gjenerali James Hecker, anëtar i Forcave Ajrore te SHBA-së dhe komandant i bazave ajrore amerikane në Evropë.

“Nëpërmjet bashkëpunimit dhe mirëkuptimit ne po krijojmë një rrugë drejt paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajon”, shtoi ai

Dy bombarduesit amerikanë, të cilët janë të stacionuar në bazën britanike të RAF në Fairford, do të marrin pjesë në një ngjarje të përbashkët ushtarake, pranë Tuzlës. /atsh

Related posts

Hawaii, pas zjarreve pyjore në kërkim mbi 1.000 të zhdukur

Muhamet Ramadani

Alarm për kërcënim me bombë, pezullohen për disa orë fluturimet në aeroportin e Baselit

admin

Kurti merr telefonatë në tre të mëngjesit nga SHBA-ja pas marrëveshjes për targat

admin