RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti merr telefonatë në tre të mëngjesit nga SHBA-ja pas marrëveshjes për targat

kurti-merr-telefonate-ne-tre-te-mengjesit-nga-shba-ja-pas-marreveshjes-per-targat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është telefonuar në orët e para të së enjtes nga këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për t’u përuruar për marrëveshjen për targat me Serbinë.
Një gjë të tillë e ka njoftuar vetë Chollet përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, duke thënë se ka falënderuar Kurtin për gjetje të zgjidhjes dhe shmangie të tensioneve.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. E falënderoj për angazhimin konstruktiv në gjetjen e një rruge përpara për uljen e tensioneve dhe angazhimin për të punuar urgjentisht drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të fascilituar nga BE-ja, të cilin SHBA-ja e mbështet fuqishëm”, ka deklaruar këshilltari i DASH-it.

Liderët institucionalë kosovarë kanë shprehur falënderime të veçanta për diplomacinë amerikane, duke iu dhënë meritë për arritjen e kësaj marrëveshje.

Mbrëmë, në orën e parë të së enjtes, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për diplomaci, Josep Borrell, bëri të ditur se është arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e targave.

Sipas marrëveshjes në fuqi, Kosova do të ndalojë masat për ndëshkimin e serbëve që bartin targa ilegale, ndërsa Serbia do ndalojë lëshimin e tyre pas skadimit të regjistrimit.

Related posts

Humbi 12 anëtarë të familjes nga tërmeti shkatërrues, lotët e sirianit tregojnë tmerrin e përjetuar

Muhamet Ramadani

“Tërhiquni nga qëndrimet radikale që ju çojnë në humnerë”- BE për sanksione më të ashpra ndaj Iranit dhe paralajmëron: Shahu politik me goditje e kundërgoditje duhet të marrë fund, në të kundërt…

admin

Prokuroria për vrasjen në Skenderaj: Ende nuk janë identifikuar personat pasi ishin me maska

admin