RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Sirianët do të riatdhesohen në vitet e ardhshme

erdogan:-sirianet-do-te-riatdhesohen-ne-vitet-e-ardhshme

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka sqaruar se projekti për riatdhesimin e 1 milion refugjatëve sirianë që mbërritën në Turqi, për shkak të konfliktit në Siri do të zbatohet brenda disa viteve.

Gjatë një fjalimi dje në mbrëmje në Ankara, pas fitores në zgjedhjet presidenciale ku ai mori 52% të votave, Erdogan tha se nëpërmjet një projekti të ri vendbanimi që po zhvillohet me Katarin, do të sigurohet kthimi i 1 milion refugjatëve brenda pak vitesh.

“Ndërsa, deri më tani, është lehtësuar kthimi vullnetar i rreth 600 mijë personave në zona të sigurta të territorit sirian”, tha presidenti turk, Erdogan. /atsh

Related posts

Humb jetën një person, bie me veturë në lumin Drini i Bardhë

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

admin

Protestë në Tiranë kundër ligjit “Për barazinë gjinore”, thirrje Begajt të mos e dekretojë

RTI