RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Humb jetën një person, bie me veturë në lumin Drini i Bardhë

humb-jeten-nje-person,-bie-me-veture-ne-lumin-drini-i-bardhe

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 31 korrik 2023, rreth orës 03:30, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Radac-Pejё.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR).

“Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrё dy (2) persona tё lënduar rёndё”, thuhet në njoftim.

Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

Related posts

“Asnjë shtet nuk mund të kryejë kërkime për hidrokarbure brenda shelfit kontinental të Turqisë”

admin

Natë tmerri për çiftin holandez në Greqi, dy shtetas nga Sudani tentuan të p*rdhunonin 19-vjeçaren në sy të të dashurit të saj

admin

Dyshohen për krime lufte, merret vendimi për disa komandantë të ushtrisë australiane

admin