RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, zhytësit nxjerrin 5 trupa nga anija me emigrantë që u fundos

greqi,-zhytesit-nxjerrin-5-trupa-nga-anija-me-emigrante-qe-u-fundos

Zhytësit e specializuar kanë nxjerrë trupat e pajetë të katër grave dhe një burri nga një skaf me emigrantë që u mbyt të premten e kaluar në verilindje të Mykonos.

Trupat u morën nga një mjet patrullimi i rojes bregdetare dhe u dërguan në gjirin e Kalafatit dhe prej andej në një qendër shëndetësore lokale.

Më herët të martën, trupi i një gruaje, e cila ishte gjithashtu pasagjere në të njëjtin mjet lundrues, u gjet në një breg shkëmbor në ishullin Antiparos. Trupi i saj u njoh nga dy të mbijetuar nga mbytja e anijes.

Zbulimi i fundit e rrit numrin e konfirmuar të vdekjeve nga aksidenti në nëntë (shtatë gra dhe dy burra).

Dy të mbijetuarit, të cilët u shpëtuan nga autoritetet greke, u thanë oficerëve të rojes bregdetare se në skaf ndodheshin 17 persona, duke përfshirë të paktën katër a pesë gra dhe një vajzë shtatëvjeçare.

Roja bregdetare po vijon operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e pasagjerëve të zhdukur. /syri

Related posts

VIDEO/ Dramë në fluturimin e “British Airways”, rrota e avionit të linjës Las Vegas-Londër këputet gjatë ngritjes! Shikoni pamjet, raportohet se gjatë uljes në aeroport…

admin

Gaza, në sulmet izraelite gjatë natës vriten 50 palestinezë

admin

Grupi “EuroPalestine” në Francë bën thirrje për bojkotimin e hurmave nga vendbanimet izraelite

Muhamet Ramadani