RTV AHIRETI
Kuzhinë

Truku që do t’ju ndihmojë që të gatuani palëpeta të shijshme

truku-qe-do-t’ju-ndihmoje-qe-te-gatuani-palepeta-te-shijshme

Në recetën sipas së cilës shumica nesh e përgatit tretjen për palëpeta, shkruan që vezët qiten të plota, mirëpo nëse ndani të bardhët dhe të verdhët e vezës do të keni palëpeta më të buta

1. Bëni tretjen për palëpeta si zakonisht, vetëm me një ndryshim të vogël – ndani të bardhët, ndërkaq të verdhët tundni në tretje dhe të bardhët lëreni anash.

2. Kur t’i keni qitur në tretje të gjithë përbërësit (pos të bardhët e vezëve) dhe t’i keni përzier mirë, nga të bardhët bëni masë të bardhë të tundur butë (jo shumë të butë, as plotësisht të fortë) dhe shtojani tretjes, transmeton Telegrafi.

3. Masën e bardhë pastaj shumë me kujdes përzieni me tretjen, më së miri me tel dore. ‘Bora’ nga të bardhët e vezës palëpetave do t’u japë strukturë shkume dhe butësi të mrekullueshme.

Edhe kur të ftohen dhe të qëndrojnë një kohë, palëpetat e gatuara në këtë mënyrë nuk do të humbin butësinë, përkatësisht nuk do të bëhen të ngurta. /Telegrafi/

The post Truku që do t’ju ndihmojë që të gatuani palëpeta të shijshme appeared first on Telegrafi.

Related posts

Pasi ta shikoni këtë video se si prodhohen, vështirë se do t’i konsumoni më salçiçet

admin

Sallatë fenomenale me mish pule, vetëm për 10 minuta

admin6

Çorbë me mish viçi: Për forcim të imunitetit të fëmijës

admin