RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Greqi, zhytësit nxjerrin 5 trupa nga anija me emigrantë që u fundos

greqi,-zhytesit-nxjerrin-5-trupa-nga-anija-me-emigrante-qe-u-fundos

Zhytësit e specializuar kanë nxjerrë trupat e pajetë të katër grave dhe një burri nga një skaf me emigrantë që u mbyt të premten e kaluar në verilindje të Mykonos.

Trupat u morën nga një mjet patrullimi i rojes bregdetare dhe u dërguan në gjirin e Kalafatit dhe prej andej në një qendër shëndetësore lokale.

Më herët të martën, trupi i një gruaje, e cila ishte gjithashtu pasagjere në të njëjtin mjet lundrues, u gjet në një breg shkëmbor në ishullin Antiparos. Trupi i saj u njoh nga dy të mbijetuar nga mbytja e anijes.

Zbulimi i fundit e rrit numrin e konfirmuar të vdekjeve nga aksidenti në nëntë (shtatë gra dhe dy burra).

Dy të mbijetuarit, të cilët u shpëtuan nga autoritetet greke, u thanë oficerëve të rojes bregdetare se në skaf ndodheshin 17 persona, duke përfshirë të paktën katër a pesë gra dhe një vajzë shtatëvjeçare.

Roja bregdetare po vijon operacionin e kërkim-shpëtimit për gjetjen e pasagjerëve të zhdukur. /syri

Related posts

Presidenti Erdogan: Paqja do të mbizotërojë pavarësisht provokimeve izraelite

Muhamet Ramadani

Qeveria italiane përjashton zgjedhjet e parakohshme pas humbjes në një votim parlamentar

RTI

Rreth 27 njerëz të strehuar në një shkollë në Gaza, vriten nga një sulm ajror izraelit

admin