RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Peskov: Ne mbështesim Serbinë dhe serbët “pa kushte”

peskov:-ne-mbeshtesim-serbine-dhe-serbet-“pa-kushte”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, lidhur me tensionet e fundit në veri të Kosovës ka deklaruar se Rusia mbështet Serbinë “pa kushte”, transmeton Anadolu.

“Ne po e ndjekim këtë (tension) dhe absolutisht e mbështesim Serbinë, pa kushte. Ne i mbështesim serbët”, tha Peskov.

Më tej, zëdhënësi i Kremlinit tha se nuk janë planifikuar kontakte në lidhje me ngjarjet në Kosovë mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, por theksoi se Moska dhe Beogradi kanë “komunikim të vazhdueshëm përmes kanaleve diplomatike”.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, kritikoi forcat e NATO-s në Kosovë (KFOR) si “faktor i përshkallëzimit” në përleshjet në veri të Kosovë.

“Ata (KFOR-i) jo vetëm që demonstruan mungesën e tyre të profesionalizimit, por gjithashtu u bënë burim i dhunës së panevojshme dhe faktor i përshkallëzimit”, tha ajo.

Tensionet në Kosovë janë rritur, me demonstruesit dhe forcat e sigurisë që janë përleshur në komunat veriore të vendit për kryetarët e sapozgjedhur shqiptarë në krye të komunave.

Të paktën 30 ushtarë të KFOR-it u plagosën të hënën në mes përleshjes me demonstruesit serbë. Ndërkohë, sipas burimeve spitalore, po ashtu mbi 50 civilë u plagosën nga shok bombat dhe gazi lotsjellës.

Related posts

“Irani po synon ta vrasë”- Inteligjenca amerikane informon Donald Trump mbi kërcënimet e mundshme! Reagon ekipi i fushatës së ish-presidentit

admin

Kim Jong-un ngre në detyrë motrën e tij, Kim Yo-jong emërohet përgjegjëse për politikën ndaj SHBA-së dhe Koresë së Jugut

admin

Helmoi 30 pacientë dhe shkaktoi vdekjen e 12 prej tyre, anestezisti dënohet me burgim të përjetshëm në Francë

RTI