RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i turk pritet të vendoset në veri

kfor-i-turk-pritet-te-vendoset-ne-veri

Sot është bërë një javë nga nisja e protestave të qytetarëve serb në komunat veriore të Kosovës. Java është përshkuar me incidente të ndryshme ku nuk janë kursyer as ushtarët e KFOR-it.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se së shpejti në komunat veriore pritet të stacionohen ushtarët e KFOR-it turk.

Qindra ushtarë të KFOR-it turk janë bërë gati për mbajtjen e rendit në komunat e “nxehta” ku edhe pas një jave po vazhdojnë protestat e serbëve.

Aktualisht në komunat veriore janë të vendosur trupat e KFOR-it amerikan, hungarez, polak dhe italianë.

30 ushtarë të kontigjentit hungarez kanë mbetur të lënduar të hënën që lamë pas nga sulmet e organizuara të protestuesve serbë./ë

Related posts

Kurti: Serbia po e shkel marrëveshjen, Borrelli e Lajçaku s’po e luajnë rolin e arbitrit

admin

Nga avokat e prokuror, tashmë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar! Kush është laburisti Keir Starmer

admin

Kërkesë e re për ekstradimin e Gruevskit, Ismailoviqit dhe Demirit

admin