RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohet 26-vjeçari në Gjilan, iu sekuestrua kokainë në vlerë rreth 22 mijë euro

arrestohet-26-vjecari-ne-gjilan,-iu-sekuestrua-kokaine-ne-vlere-rreth-22-mije-euro

Policia e Kosovës ka arrestuar në Gjilan 26-vjeçarin Sh.R, i dyshuar për ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar 220 gram substancë të dyshuar kokainë, dy peshore dhe prova të tjera.

“Vlen të ceket se vlera e substancës së konfiskuar është rreth 22 mijë euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë.

Related posts

Haxhiu: Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për Presidentin

admin

Sekretari Rubio thotë se Kuba ka pranuar 100 milionë dollarë ndihmë humanitare amerikane

Muhamet Ramadani

Siri, grupi terrorist SDF përshkallëzon sulmet në Halep

Muhamet Ramadani