RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ndotja plastike ngufat lumin Drina të Bosnjës

ndotja-plastike-ngufat-lumin-drina-te-bosnjes

Për më shumë se dy dekada, tonelatat e mbeturinave të hedhura në deponitë buzë lumenjve dhe direkt në lumenjtë që rrjedhin nëpër tri shtete të Ballkanit grumbullohen të paktën dy herë në vit në një barrierë plehrash në lumin Drina të Bosnjës.

Barriera u instalua nga një hidrocentral boshnjak disa kilometra larg rrjedhës së sipërme të lumit, pranë qytetit boshnjak të Vishegradit.

Në përgjithësi, çdo vit nga ajo zonë e lumit tërhiqen nga 10 mijë deri në 15 mijë metra kub dru, shishe plastike, fuçi të ndryshkura, goma të përdorura, pajisje shtëpiake dhe mbeturina të tjera dhe heqja e tyre kërkon deri në gjashtë muaj.

Lumi Drina shtrihet në 346 kilometra, nga veriperëndimi i Malit të Zi përmes Serbisë dhe Bosnjës.

Por dekada pas luftërave shkatërruese të viteve 1990 që shoqëruan shpërbërjen e Jugosllavisë, vendet e rajonit kanë bërë pak përparim në ndërtimin e sistemeve efektive dhe të sigurta për mjedisin e depozitimit të plehrave, pavarësisht se kanë kërkuar anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kanë miratuar disa nga ligjet dhe rregulloret e BE-së.

Deponitë e paautorizuara të mbeturinave pikasin kodrat dhe luginat në të gjithë rajonin, ndërsa mbeturinat e rrugëve dhe qeset plastike varen nga pemët.

Plehrat e nxjerra nga ky seksion i Drinas pranë Vishegradit përfundojnë në deponinë komunale, e cila, sipas aktivistëve lokalë mjedisorë, nuk ka kapacitet për t’i trajtuar as mbetjet komunale të qytetit, e lëre më ato të grumbulluara në Serbi dhe Mal të Zi.

Ministrat e Mjedisit të Bosnjës, Serbisë dhe Malit të Zi janë takuar rregullisht gjatë tre vjetëve të fundit, duke premtuar se do të punojnë së bashku për ta zgjidhur problemin.

Por aktivistët dhe banorët këmbëngulin se autoritetet janë shumë të fshehta dhe shumë të ngadalta.

Related posts

Inkursioni i Ukrainës, zëvendësdrejtori i CIA-s: Rusia do ta ketë të vështirë të rifitojë territorin e Kurskut

admin

Arrestohet një francez në Moskë nën dyshimin për shkelje të ligjit për “agjentët e huaj”

admin

Izraeli vazhdon masakrat në ditën e 118 të sulmeve në Rripin e Gazës

rezart morina