RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump kryeson sondazhet pavarësisht problemeve ligjore

zgjedhjet-presidenciale-ne-shba,-trump-kryeson-sondazhet-pavaresisht-problemeve-ligjore

Ish presidenti amerikan, Donald Trump vazhdon të rrisë epërsinë e tij ndaj kandidatëve të tjerë republikanë pavarësisht akuzave dhe problemeve gjyqësore. Në një sondazh të realizuare nga Wall Street Journal, në fakt, ish-presidenti kryeson me 60% të preferencave mes votuesve të partisë së tij.

Në krahasim me Joe Biden për momentin është kokë më kokë, por për 73% të amerikanëve presidenti aktual është shumë i vjetër për të aspiruar një mandat të dytë. Vetëm 39% e votuesve kanë një opinion të favorshëm për Biden dhe vetëm 42% thanë se e miratojnë mënyrën se si ai qeveris.

Kur u pyetën për akuzat e fundit të Trump, 60% e të anketuarve republikanë thanë se ishin të motivuar politikisht dhe rreth 78% besojnë se përpjekjet e ish-presidentit për të përmbysur zgjedhjet e 2020 ishin përpjekje “legjitime” për të siguruar që nuk kishte mashtrim.

Trump është paditur katër herë këtë vit për akuzat për falsifikimin e të dhënave të biznesit, keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe për manipulim të zgjedhjeve të 2020. Ai përballet me akuza federale dhe shtetërore në Georgia për zgjedhjet e vitit 2020. /abcnews

Related posts

Mërgata vazhdon me rekordin e remitencave, gjatë 2022-së sollën mbi 1.2 miliard euro në Kosovë

Muhamet Ramadani

Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit nga intervista e Presidentit Biden me prokurorin e posaçëm

admin

Me ftesë të Presidentit të Emirateve, Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në Emiratet e Bashkuara Arabe

RTI