RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 80 të vdekur dhe qindra të plagosur nga përplasja e trenave në Indi

te-pakten-80-te-vdekur-dhe-qindra-te-plagosur-nga-perplasja-e-trenave-ne-indi

Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi.

Mediat raportojnë se dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në qytetin Balasore në shtetin Odisha, sipas një deklarate nga kryesekretari i shtetit Pradeep Jena.

Zyrtarët thanë se njëri nga trenat e pasagjerëve doli nga shinat pranë Baleswar duke rënë në shinat e kundërta. Disa vagonë u goditën nga një ekspres i shpejtë që ishte në vijën e poshtme. Më pas disa nga vagonët e dalë nga shinat nga përplasja e parë u goditën nga vagonët e një treni mallrash.

Dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar nën vagonët e dalë nga shinat, por errësira po pengon operacionet e shpëtimit. Më shumë se 100 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e aksidentit dhe janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Rreth 60 ambulanca janë mobilizuar për të dërguar të plagosurit në spitale.

Related posts

Protestuesit kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Republikën Sërpska

admin

Zviceranët do të votojnë më 29 nëntor në referendumin për lehtësimin e eksportit të armëve

Muhamet Ramadani

KQZ-ja cakton afatin për ankesa kundrejt rezultatit zgjedhor

Irfan Jahiu