RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të paktën 80 të vdekur dhe qindra të plagosur nga përplasja e trenave në Indi

te-pakten-80-te-vdekur-dhe-qindra-te-plagosur-nga-perplasja-e-trenave-ne-indi

Të paktën 80 persona kanë vdekur dhe më shumë se 350 janë plagosur pas përplasjes së trenave në Indi.

Mediat raportojnë se dy trena pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën në qytetin Balasore në shtetin Odisha, sipas një deklarate nga kryesekretari i shtetit Pradeep Jena.

Zyrtarët thanë se njëri nga trenat e pasagjerëve doli nga shinat pranë Baleswar duke rënë në shinat e kundërta. Disa vagonë u goditën nga një ekspres i shpejtë që ishte në vijën e poshtme. Më pas disa nga vagonët e dalë nga shinat nga përplasja e parë u goditën nga vagonët e një treni mallrash.

Dhjetëra të tjerë mbeten të bllokuar nën vagonët e dalë nga shinat, por errësira po pengon operacionet e shpëtimit. Më shumë se 100 ekipe shpëtimi janë dërguar në vendin e aksidentit dhe janë angazhuar në operacionet e shpëtimit. Rreth 60 ambulanca janë mobilizuar për të dërguar të plagosurit në spitale.

Related posts

Putin shkarkon 4 zëvendësministra të mbrojtjes, emëron kushërirën e tij dhe disa të tjerë

admin

Kurti fton liderët e opozitës të takohen të martën

admin

Izraeli shkatërron një ndërtesë me 13 apartamente të palestinezëve në Kudsin Lindor

Muhamet Ramadani