RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KQZ-ja cakton afatin për ankesa kundrejt rezultatit zgjedhor

kqz-ja-cakton-afatin-per-ankesa-kundrejt-rezultatit-zgjedhor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e sotme, ka shpallur rezultate përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor.

Sipas rezultateve të procesuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 47.13% të votave, e pasuar nga PDK me 19.44% të votave, LDK me 16.69% dhe AAK me 6.74%.

Lëvizja Vetëvendosje del subjekti i parë me 53 ulëse në Kuvend.

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 22 deputetë, Lidhja Demokratike e Kosovës 18 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 7 deputetë.

Nga subjektet e komuniteteve, Lista Serbe ka 9 ulëse, ndërsa Kosova Demokratik Türk Partisi – KDTP ka 2 ulëse. Me nga një ulëse pritet të përfaqësohen Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës – IRDK, Nova Demokratska Stranka, Partia Liberale Egjiptiane, Jedinstvena Goranska Partija, Za Slobodu Pravdu i Opstanak, Socialdemokratska Unija – SDU, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK, Koalicija Vakat dhe PSA.

Me këtë rast, KQZ-ja ka njoftuar subjektet politike dhe kandidatët se mund të paraqesin ankesat ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Ankesat, nëse ka, duhen paraqitur brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Related posts

Rezultatet preliminare në Mal të Zi nxjerrin fitues Milatoviqin

Muhamet Ramadani

Gruaja 77-vjeçare shpëtohet në orën e 212 të tërmetit në Adiyaman

admin

SHBA fluturon avionë luftarakë pranë Venezuelës mes rritjes së kritikave për sulmet ndaj anijeve

Muhamet Ramadani