RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vetura “inteligjente” e Policisë, për dy ditë identifikoi 38 vetura të paregjistruara gjatë lëvizjes

vetura-“inteligjente”-e-policise,-per-dy-dite-identifikoi-38-vetura-te-paregjistruara-gjate-levizjes

Në Rajonin e Prishtinës po vazhdon implementimi i planeve operative për ngritjen e sigurisë në trafik.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, në kuadër të aktivitete të planifikuara për qëllim të sigurisë rrugore, tani në veturën ,,Inteligjente,, kanë instaluar sistemin e identifikimit të veturave të pa regjistruara të cilat qarkullojnë në rrugë.

Ky sistem kryen identifikimin automatik të menjëhershëm të veturave të paregjistruara edhe gjatë lëvizjes.

“Vetëm për dy ditë të veprimit, janë identifikuar 38 vetura të paregjistruara (prej tyre është has në automjetet pa regjistrim që nga viti 2012)”, thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se, ndaj shoferëve janë shqiptuar fletëparaqitjet sipas ligjit si dhe veturat janë përjashtuar nga trafiku duke i konfiskuar përkohësisht targat e regjistrimit.

Related posts

Lufta hyn në vitin e katërt, Kievi: Nëse Moska respekton armëpushimin energjetik, edhe ne do ta bëjmë!

admin

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura vrasin dhjetëra njerëz në Afganistan

admin

Tragjike në Indi! Zjarri në parkun argëtues u merr jetën 22 personave, mes tyre dhe fëmijë

admin