RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendura vrasin dhjetëra njerëz në Afganistan

permbytjet-e-shkaktuara-nga-shirat-e-dendura-vrasin-dhjetera-njerez-ne-afganistan

Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kanë vrarë të paktën 29 persona dhe kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi në lindje të Afganistanit.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë provincat Parwan, Kapisa dhe Nangarhar në 24 orët e fundit. Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 50 u plagosën në Parwan, sipas Mohammad Nasib Haqqani, një zëdhënës i ministrisë së menaxhimit të fatkeqësive.

Pesë persona u vranë në provincën Kapisa dhe katër në provincën Nangarhar, shtoi ai. Njëqind njerëz janë ende të zhdukur në Parwan, shtoi Hekmatullah Samim, një zëdhënës i guvernatorit të provincës.

“Të mbjellat, dhjetëra shtëpi dhe rrugë u shkatërruan”, shpjegoi Mohammad Nasib Haqqani.

Ekipet e shpëtimit dhe emergjencave janë dërguar në zonat e prekura. Dhjetëra afganë vdesin çdo vit nga shirat e rrëmbyeshëm, kryesisht në zonat e varfra rurale ku shtëpitë e improvizuara mund të shemben lehtësisht. /abcnews

Related posts

Papa takohet me viktimat e abuzimit seksual nga klerikët

admin

Kryeministrja e Italisë në Serbi: E rëndësishme për ne që Ballkani t’i bashkohet familjes evropiane

admin

Kryediplomati turk: Mbështetja e SHBA-së për stabilitetin në Siri është “jashtëzakonisht e rëndësishme”

RTI