RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri britanik: Numri i shqiptarëve të ardhur ilegalisht në Britani është ulur për 90 për qind

kryeministri-britanik:-numri-i-shqiptareve-te-ardhur-ilegalisht-ne-britani-eshte-ulur-per-90-per-qind

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, theksoi se numri i shqiptarëve të ardhur ilegalisht në Britani është ulur për 90 për qind, raporton Anadolu.

Sunak mbajti një konferencë për media rreth punimeve të bëra në 5 muajt e fundit për parandalimin e kalimeve me gomone në Britani, si dhe rezultatet e arritura.

Duke deklaruar se sistemi i imigracionit në vend është shumë i zënë për të ndihmuar emigrantët që kanë vërtet nevojë, për shkak të atyre që vijnë nga vende të sigurta, Sunak tha se për strehimin e migrantëve të parregullt çdo ditë nga xhepi i britanezëve dalin 6 milionë sterlinë.

“Plani ynë filloi të funksionojë”, tha ai duke shtuar se migrimi i parregullt i cili ka shënuar një rritje katërfish në dy vitet e fundit ka rënë në kuadër të planit të filluar në dhjetor të vitit 2022.

Ai njoftoi se trafikuesit e njerëzve janë duke punuar mbi rrugë të reja për të kaluar Kanalin e Manshit, ndërsa tregoi se vazhdojnë bashkëpunimin e tyre në plan ndërkombëtar.

Sunak theksoi se si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar me Francën për ndalimin e kalimeve ilegale janë ndalur 33 mijë kalime dhe ky numër ka qenë 40 për qind më shumë se ai i vitit të kaluar.

Lidhur me çështjen, Sunak tregoi se ka folur edhe në platforma ndërkombëtare si G7, Këshilli i Evropës dhe Komuniteti Politik Evropian.

“Javën e kaluar me Bullgarinë ramë dakord mbi një plan të ri veprimi, filluam bisedimet me Frontex. Shqipëria, me të cilën bëmë marrëveshje në dhjetor, është një vend i sigurt evropian ku pothuajse një e treta e emigrantëve të parregullt mbërrijnë me anije. Në 6 muajt e fundit 1.800 persona i riatdhesuam në Shqipëri. Përderisa pranonim kërkesën e një në çdo pesë shqiptarë që kërkojnë azil, ky numër tani ka rënë në 1 në çdo 50 shqiptarë. Këtë vit deri më tani numri i shqiptarëve të ardhur ilegalisht në Britani është ulur për 90 për qind”, theksoi Sunak.

Related posts

Hoxha, prifti, frati dhe shehu pajtojnë tri familje në Doblibarë të Gjakovës

admin

Ukraina kërkon nga aleatët perëndimorë edhe anije luftarake dhe nëndetëse

admin

Brigadat Qassam: 2 pengje rusë u liruan në Gaza me kërkesë të Moskës

admin