RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Forcat izraelite plagosin 2 palestinezë dhe arrestojnë 22 të tjerë në Bregun Perëndimor

forcat-izraelite-plagosin-2-palestineze-dhe-arrestojne-22-te-tjere-ne-bregun-perendimor

Dy palestinezë u plagosën dhe 22 të tjerë u arrestuan në bastisjet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar të hënën, njoftoi Shoqata e të Burgosurve Palestinezë, transmeton Anadolu.

Forcat izraelite bastisën qytetet Dayr al-Ghusun dhe Anabta pranë qytetit Tulkarem në veri të Bregut Perëndimor, duke shkaktuar përleshje me banorët vendas, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.

Dy persona u plagosën nga plumbat izraelite ndërsa dhjetëra pësuan asfiksim të përkohshëm nga bombolat e gazit lotsjellës të hedhur nga forcat izraelite, sipas Wafa-s.

Ndërkohë, Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se 22 palestinezë u arrestuan nga forcat izraelite, përfshirë 15 në qytetin Al-Mughayer, në lindje të qytetit Ramallah.

“Qyteti ka qenë nën një rrethim ushtarak izraelit në 24 ditët e fundit”, thuhet në deklaratën e Shoqatës.

Ushtria izraelite nuk është prononcuar lidhur me raportet e fundit.

Ushtria izraelite shpesh kryen fushata të gjera arrestimi në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor me pretekstin e kapjes së palestinezëve në “kërkim”.

Sipas shifrave palestineze, Izraeli aktualisht mban rreth 4.800 të burgosur palestinezë.

Related posts

Konjufca takoi kongresistin Torres: Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme

rezart morina

Rritet numri i viktimave nga përmbytjet në Brazil, mbi 100 të tjerë ende të zhdukur

rezart morina

KFOR-i për situatën në veri: Me rëndësi të shmanget përshkallëzimi i ri, rruga drejt paqes është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit

admin