RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani prezanton raketën e parë balistike hipersonike

irani-prezanton-raketen-e-pare-balistike-hipersonike

Irani prezantoi “raketën e saj të parë balistike hipersonike” me një rreze veprimi prej 1.400 kilometrash, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, raketa e quajtur “Fettah”, e përshkruar si raketa e parë balistike hipersonike e vendit, u ekspozua në kryeqytetin Teheran me një ceremoni ku morën pjesë presidenti Ebrahim Raisi dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Raketa balistike, e cila thuhet se ka një sistem me lëndë djegëse të ngurtë me dy faza, ka një rreze veprimi prej 1.400 kilometrash dhe mund të arrijë shpejtësi prej 13-15 mach (më shumë se 15 mijë kilometra në orë) kur godet objektivin.

Raketat që lëvizin të paktën 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit (343 metra në sekondë) quhen hipersonike. Këto raketa mund të tejkalojnë sistemet ajrore për shkak të shpejtësive të tyre të larta.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ushtrisë Revolucionare të Iranit, gjeneral brigade Emir Ali Hajizade më 10 nëntor 2022 njoftoi se kanë zhvilluar raketë balistike hipersonike dhe se do ta prezantonin atë së shpejti.

Related posts

Inkursioni i Ukrainës në rajonin Kurskut, shërbimi i inteligjencës së jashtme të Rusisë: Zelensky po merr hapa të çmendur

admin

Zelensky paralajmëron për një fatkeqësi të re bërthamore në Zaporizhya

admin

Albulena Haxhiu zyrtarisht ushtruese detyre e presidentes

Hevzi