RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Ne do të ndërtojmë bashkë “Shekullin e Turqisë” – VIDEO

erdogan:-ne-do-te-ndertojme-bashke-“shekullin-e-turqise”-–-video

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se 85 milionë qytetarët turq së bashku do të ndërtojnë “Shekullin e Turqisë”, raporton Anadolu.

“Ne do të zbatojmë dy koncepte: stabilitet dhe besime. Ne do të ndërtojmë Shekullin e Turqisë me stabilitet dhe besim”, tha Erdoğan pas takimit të parë të kabinetit të tij të ri në kryeqytetin Ankara.

Më 28 maj në Turqi mbajt raundi i dytë në zgjedhjet presidenciale pasi asnjë kandidat nuk siguroi më shumë se 50 për qind të votave të nevojshme për një fitore të plotë në raundin e parë të mbajtur më 14 maj.

Sipas rezultateve zyrtare, Erdoğan fitoi garën me 52,18 për qind të votave, ndërsa kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind të votave.

Presidenti Erdoğan të shtunën zbuloi kabinetin e tij të ri pas inaugurimit në Ankara.

“Në këto zgjedhje, të gjithë në Turqi kanë fituar me ne dhe aleancën tonë. Pavarësisht nga preferencat e tyre politike, çdokush nga 85 milionë banorët ka fituar”, tha Erdoğan.

Ai tha se kombi ruajti vullnetin dhe të ardhmen e tij me një pjesëmarrje rekord në zgjedhjet e 14 dhe 28 majit, duke shtuar se demokracia turke është bërë një pikë referimi për botën.

Erdoğan u zotua të angazhohet për çdo qytetar, duke thënë se do të vazhdojë të punojë për vendin pa përjashtuar askënd.

Related posts

Vuçiq: Do të shkoj në Bruksel të bisedoj me Borrellin por jo me Kurtin

rezart morina

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: Deklarata e Lavrovit është propagandë

admin

Gripi i hershëm alarmon SHBA-në

admin