RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Malajzia dhe Indonezia i japin fund mosmarrëveshjes 18-vjeçare të kufirit detar

malajzia-dhe-indonezia-i-japin-fund-mosmarreveshjes-18-vjecare-te-kufirit-detar

Malajzia dhe Indonezia nënshkruan marrëveshje që u dhanë fund disa mosmarrëveshjeve të gjata të kufirit detar dhe ranë dakord ta forcojnë bashkëpunimin për t’i luftuar masat “diskriminuese shumë të dëmshme” kundër vajit të palmës.

Presidenti indonezian, Joko Widodo, dhe kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, ishin dëshmitarë të nënshkrimit të dy traktateve historike për përcaktimin e deteve territoriale të dy vendeve në pjesë të ngushticës së Malaccas dhe në detin Sulawesi.

Pakte të tjera të nënshkruara përfshinin plane për ta përmirësuar kalimin kufitar, forcimin e tregtisë kufitare dhe bashkëpunimin në nxitjen e investimeve. /koha

Related posts

Mijëra palestinezë në Gaza kërkojnë urgjentisht tenda për të kaluar dimrin

Muhamet Ramadani

Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë muajit të ardhshëm

RTI

Vriten 2 palestinezë dhe plagosen 4 tjerë në bastisjet izraelite në Jenin

admin