RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan emëron një grua në krye të Bankës Qendrore

erdogan-emeron-nje-grua-ne-krye-te-bankes-qendrore

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka emëruar të premten Hafize Gaye Erkanin, ish-zyrtare ekzekutive për financa në Shtetet e Bashkuara – si guvernatore të Bankës Qendrore.

Ajo do të përballet me një prej normave më të larta të inflacionit.

Erkan – ish-bashkëudhëheqëse e Bankës Republika e Parë, dhe drejtore menaxhuese e Goldman Sachs në SHBA, do të jetë gruaja e parë që do të jetë në krye të Bankës Qendrore në Turqi.

Erdogan, i cili sapo e ka nisur mandatin e tretë si president, e ka prezantuar të shtunën kabinetin e ri qeveritar.

Ministër i Financave është emëruar, Mehmet Simsek.

Simsek – i cili ka punuar si ministër i Financave dhe si zëvendëskryeministër edhe në qeveritë e kaluara – njihet për qasjen kundër politikave jokonvencionale të Erdoganit për ulje të normave të interesit, me qëllim të luftimit të inflacionit.

Deri më tani, atë detyrë e ka mbajtur Sahap Kavcioglu.

Nën menaxhimin e Kavcioglut, norma e interesit është ulur në 8.5 për qind.

Më 2021, norma ka arritur në 19 për qind.

Shkalla e inflacionit ka rënë nën 40 për qind në Turqi, në maj, për herë të parë në 16 muaj. /rel

 

Hafize Gaye Erkanin

Related posts

Mijëra palestinezë në Gaza kërkojnë urgjentisht tenda për të kaluar dimrin

Muhamet Ramadani

Kosova merr vendimin, paga minimale rritet në 350 euro, ja kur hyn në fuqi

admin

Tërmet i fuqishëm godet Japoninë

admin