RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situata në veri, Kurti takon ambasadorin britanik: Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara

situata-ne-veri,-kurti-takon-ambasadorin-britanik:-sundimi-i-ligjit-duhet-te-jete-parimi-baze-per-te-ecur-perpara

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, mbrëmë takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në njoftimin për media thuhet se së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara.

“Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Related posts

Mali ndalon kanalet televizive franceze për “nxitje të terrorizmit” dhe “fyerje të shtetit”

Muhamet Ramadani

I kërkuar nga Interpol, kapet në Kosovë shtetasi rus

admin

Hapet për qarkullim për vetura të vogla rruga Kullë-Rozhajë, për kamionë jo

Kushtrim Guraj