RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dhoma e Përfaqësuesve të Zvicrës refuzon paketën e ndihmës prej 5 miliardë franga për Ukrainën

dhoma-e-perfaqesuesve-te-zvicres-refuzon-paketen-e-ndihmes-prej-5-miliarde-franga-per-ukrainen

Dhoma e Përfaqësuesve të Zvicrës hodhi poshtë një paketë ndihme prej 5 miliardë franga zvicerane (5.5 miliardë dollarë) për të mbështetur Ukrainën, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit në mediat zvicerane, propozimi i paketës së ndihmës, i cili parashikohej të zgjaste 5 deri në 10 vjet, u refuzua nga Komisioni për Politikë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis në një deklaratë lidhur me vendimin tha se Zvicra ka përgatitur tre paketa mbështetëse për popullin ukrainas dhe se ata nuk mund të parashikojnë se sa do të ishte nevoja për rindërtim për shkak të luftës së vazhdueshme.

“Zvicra ka dhënë tashmë kontribut të madh financiar për Ukrainën. Qeveria zvicerane ka ndarë tashmë rreth 1.5 miliardë franga për Ukrainën dhe rajonin për periudhën 2025-2028”, tha Cassis.

Paketa e ndihmave ishte planifikuar të përdoret për ndihma humanitare, mbrojtjen e popullatës civile, çminimin dhe ndërtimin e paqes. Është thënë se vendimi është marrë një javë para fjalimit të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Parlamentin zviceran.

Çështja e ndihmës për Ukrainën pritet të jetë sërish në agjendën e Parlamentit më 12 qershor.

Related posts

Palestinezët vajtojnë ‘të ardhmen e futbollit’ që u qëllua nga një snajper izraelit

admin

Përfaqësuesit e PE-së kërkojnë ndëshkimin e politikanëve që minojnë Bosnjën e Hercegovinën

admin

Risi historike/ Një president nga opozita dhe dy Zonja të Para për Senegalin

admin