RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Situata në veri, Kurti takon ambasadorin britanik: Sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara

situata-ne-veri,-kurti-takon-ambasadorin-britanik:-sundimi-i-ligjit-duhet-te-jete-parimi-baze-per-te-ecur-perpara

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, mbrëmë takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Në njoftimin për media thuhet se së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara.

“Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Related posts

Lufta në Gaza, UNICEF: Fëmijët vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, kanë nevojë për mbështetje psikologjike

rezart morina

Von Cramon paralajmëron Listën Serbe të dorëzojë listën e saj zgjedhore pa vonesë

admin

Presidenti i ri i Sri Lankës jep betimin

admin