RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali i Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve parlamentare

mali-i-zi,-ne-mesnate-fillon-heshtja-zgjedhore-ne-prag-te-zgjedhjeve-parlamentare

Mali i Zi nga mesnata hyn në heshtje zgjedhore para zgjedhjeve parlamentare në vend, të cilat do të mbahen të dielën, raporton Anadolu.

Qytetarët do të përcaktohen midis 15 listave zgjedhore.

Lista e Partisë Boshnjake do të jetë e para në fletëvotim ndërsa e dyta do të jetë Iniciativa Qytetare Kroate.

Në vend të tretë në listat e votimit do të jetë lista Drejtësi për të Gjithë dhe në vend të katërt koalicioni i Partisë Popullore Socialiste dhe Demos. Lista e Koalicionit Popullor do të jetë në vendin e pestë, Aleanca Shqiptare do të jetë e gjashta dhe Lëvizja Rilindja do të jetë e shtata.

Në vendin e tetë në fletëvotim do të jetë lista Lëvizja për Ndryshim, në vendin e nëntë Aleanca “Mundemi për një Mal të Zi civil” dhe në vendin e dhjetë koalicioni “Së Bashku”.

Lëvizja Evropiane do të jetë me numrin 11-të, Partia Socialdemokrate me 12-të dhe koalicioni i Demokratëve dhe Lëvizja Qytetare URA me numër 13-të. Vendi i 14-të në fletëvotim do të jetë koalicioni “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, ndërsa i 15-ti do të jetë lista e Forumit Shqiptar.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi kanë 542.468 qytetarë.

Qendrat e votimit do të hapen nga ora 08:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00.

Related posts

17 vjet nga protesta e VV-së ku u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini

rezart morina

Kurti takohet me Lajçak, bisedohet për dialogun me njohje reciproke në qendër

admin

​Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, Kurti: Fokus, forcimi i bashkëpunimit për investime

admin