RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukraina: Kemi arritur të përparojmë 1.400 metra në drejtim të qytetit Bakhmut

ukraina:-kemi-arritur-te-perparojme-1.400-metra-ne-drejtim-te-qytetit-bakhmut

Zëdhënësi i Grupit të Forcave Lindore të Ushtrisë së Ukrainës, Serhiy Cherevatyy deklaroi se ushtria ukrainase ka përparuar 1.400 metra në drejtim të qytetit Bakhmut, transmeton Anadolu.

Në një program televiziv, Cherevatyy tha se ushtria ukrainase ka përparuar në drejtim të Bakhmutit. “Në ditën e fundit kemi arritur të përparojmë deri në 1.400 metra në zona të ndryshme të vijës së frontit. Armiku bën mbrojtje aktive dhe godet njësitet tona”, tha ai.

“Në ditën e fundit në drejtim të Bakhmutit janë shënuar 6 konflikte”, theksoi Cherevatyy duke shtuar se rusët kanë kryer 8 sulme ajrore dhe 330 artilerike kundër njësive të Ukrainës.

Related posts

Autoritetet në Gaza: Numri i të vdekurve nga i ftohti ekstrem rritet në 24, përfshirë 21 fëmijë

RTI

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Istog

admin

Në Gaza gjenden mbetjet e 55 anëtarëve të një familjeje, gati tre vjet pas sulmit izraelit

admin