RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ushqimet e shpejta ju shëndoshin dhe dëmtojnë trurin

ushqimet-e-shpejta-ju-shendoshin-dhe-demtojne-trurin

Nuk është ndonjë sekret i madh, është thënë mijëra herë që konsumi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta, të skuqura, janë në dëm të shëndetit tuaj fizik. E reja në këtë që po ju themi është se mund të jenë në dëm edhe të shëndetit tuaj mendor.

Kërkimet e fundit janë rezultat i një ndjekje trevjeçare që i është bërë adoleshentëve të moshës 14 vjeç deri sa janë bërë 17. U pa se ata që konsumonin vazhdimisht ushqime të shpejta, patate të skuqura, mish a pulë të skuqur si dhe pije me gaz e sheqer, kishin reagime më të ngadalta, vëmendje jo të mirë, kujtesë e aftësi për të mësuar më të keqe se pjesa tjetër e grupit e cila ishte ushqyer me fruta dhe perime.

Performanca e këtyre të fundit ishte shumë më e mirë. E dimë që nuk është gjithnjë e lehtë t’i prishni qejfin fëmijëve duke mos i kënaqur me gjënë që duan të konsumojnë por do të jetë më mirë për ta nesër.

Ndihmojini të paktën në shtëpi duke i ushqyer shëndetshëm sepse përveç ushqimeve të shpejta edhe ato që mund të hanë në shkolla a kopshte, mund të mos jenë më të mira.

Related posts

Ullinjtë dhe humbja në peshë

admin

Këtë çaj nuk është mirë ta pini para gjumit

admin

Shpëtoni nga kolla me këtë shurup të bërë në shtëpi

admin