Kryeministri kanadez, Justin Trudeau mbërriti sot në Kiev në një vizitë të paparalajmëruar më parë.
“Mirë se erdhe në Ukrainë z. kryeministër”, shkroi zëvendësministri i Jashtëm ukrainas Andrij Melnyk në një postim në Twitter.
Melnyk postoi gjithashtu një foto të tij duke pritur Trudeau në stacionin e trenit.
Vizita e tij thuhet se nisi me një ceremoni të vendosjes së kurorave për ukrainasit e rënë pranë Manastirit të “St. Michael” me kupolë të artë në qendër të kryeqytetit.
“Është planifikuar gjithashtu një takim me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky”, tha zyra e Trudeau.
Trudeau u shoqërua nga zëvendëskryeministrja kanadeze, Chrystia Freeland.
Otava konsiderohet si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kievit në mbrojtjen e tij kundër pushtimit rus dhe i ka dhënë Ukrainës tanke luftarake “Leopard”.
Trudeau vizitoi kryeqytetin ukrainas në maj 2022. Në atë kohë, ai vizitoi edhe periferinë e shkatërruar rëndë të Irpin. /atsh