RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i diplomacisë saudite “së shpejti” do ta vizitojë Teheranin

shefi-i-diplomacise-saudite-“se-shpejti”-do-ta-vizitoje-teheranin

Irani ka bërë të ditur se shefi i diplomacisë saudite, Princi Faisal bin Farhan, së shpejti do të vizitojë Teheranin, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Nasser Kanaani, u tha gazetarëve se bin Farhan do të marrë pjesë në rihapjen e ambasadës saudite në Teheran.

Kanaani, megjithatë, nuk specifikoi një datë për vizitën.

Për vizitën deri më tani nuk ka pasur ndonjë koment nga autoritetet saudite.

Javën e kaluar, Irani rihapi ambasadën dhe konsullatën e përgjithshme në Arabinë Saudite, disa muaj pasi dy rivalët rajonal rivendosën lidhjet diplomatike pas një hendeku 7-vjeçar.

Dy vendet e Gjirit Persik në mars ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas dy vitesh negociatash të ndërmjetësuar nga Iraku dhe Omani.

Kina ndërmjetësoi raundin përfundimtar të bisedimeve, që u pasua nga një takim i ministrave të jashtëm në prill në Pekin, të cilët ranë dakord zyrtarisht për të rihapur misionet diplomatike në të dy vendet.

Irani në muajt e fundit ka rritur përpjekjet për të normalizuar lidhjet diplomatike me vendet e rajonit në përputhje me politikën e jashtme të qeverisë së presidentit Ebrahim Raisi.

Afrimi me Arabinë Saudite gjithashtu ka hapur rrugën për përpjekjet për të rifilluar lidhjet e Teheranit me Bahreinin dhe Egjiptin, dy aleatët kryesor sauditë.

Related posts

SHBA do t’i dërgojë Iz’raelit mu’nicion kritik në ditët në vijim

rezart morina

Akuzat për ngacmim seksual ndaj profesorit, studentja me lot në sy: Më ke thënë a do të bëj masazh

admin

U sakrifikua për foshnjën e saj, kjo është nëna heroike që u m*sakrua në sulmin me thikë në Sidnei! Vajza 9 muajshe në luftë për jetën

admin