Irani ka bërë të ditur se shefi i diplomacisë saudite, Princi Faisal bin Farhan, së shpejti do të vizitojë Teheranin, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Nasser Kanaani, u tha gazetarëve se bin Farhan do të marrë pjesë në rihapjen e ambasadës saudite në Teheran.
Kanaani, megjithatë, nuk specifikoi një datë për vizitën.
Për vizitën deri më tani nuk ka pasur ndonjë koment nga autoritetet saudite.
Javën e kaluar, Irani rihapi ambasadën dhe konsullatën e përgjithshme në Arabinë Saudite, disa muaj pasi dy rivalët rajonal rivendosën lidhjet diplomatike pas një hendeku 7-vjeçar.
Dy vendet e Gjirit Persik në mars ranë dakord të rivendosin marrëdhëniet diplomatike pas dy vitesh negociatash të ndërmjetësuar nga Iraku dhe Omani.
Kina ndërmjetësoi raundin përfundimtar të bisedimeve, që u pasua nga një takim i ministrave të jashtëm në prill në Pekin, të cilët ranë dakord zyrtarisht për të rihapur misionet diplomatike në të dy vendet.
Irani në muajt e fundit ka rritur përpjekjet për të normalizuar lidhjet diplomatike me vendet e rajonit në përputhje me politikën e jashtme të qeverisë së presidentit Ebrahim Raisi.
Afrimi me Arabinë Saudite gjithashtu ka hapur rrugën për përpjekjet për të rifilluar lidhjet e Teheranit me Bahreinin dhe Egjiptin, dy aleatët kryesor sauditë.