RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Profesori gjerman kritikohet për ofendimet raciste ndaj studentes muslimane

profesori-gjerman-kritikohet-per-ofendimet-raciste-ndaj-studentes-muslimane

Një studente muslimane u ofendua në mënyrë raciste nga një profesor universiteti në Gjermani sepse mbante shami, tha avokati i saj të hënën.

Incidenti ndodhi gjatë një ore ekonomie në kampusin e universitetit Bonn-Rhein-Sieg në Gjermaninë veriperëndimore.

Profesori përdori fyerje raciste dhe madje e krahasoi shaminë e gruas muslimane me simbolin e svastikës së neo-nazistëve, tha avokati Fatih Zingal.

“Neni 4 i Kushtetutës gjermane mbron lirinë fetare dhe një student mund të ndjekë mësimet duke mbajtur shami. Qëndrimi i këtij profesori është absolutisht i papranueshëm”, tha ai për Anadolu.

Ky incident ishte i fundit në një varg incidentesh islamofobike dhe krime të urrejtjes në Gjermani kohëve të fundit, duke prekur veçanërisht gratë që mbanin mbulesa.

Gulsen Kurt, e cila u trondit nga sharjet raciste nga pedagogu, tha se shumica e studentëve reaguan dhe u larguan nga klasa në shenjë proteste.

“Profesori tha se nuk do të lejojë një studente me shami të marrë pjesë në klasë, ashtu siç nuk do të lejojë një neonazistë të veshur me svastika, ai më bërtiti duke më thënë ‘ti je islamofashist’ dhe se do të më raportojë mua në drejtori”, tha ajo për Anadolu.

Kurt tha se drejtoria kishte kërkuar falje për fyerjet raciste në klasë dhe nënvizoi se sjellja e pedagogut nuk miratohet nga administrata e universitetit.

Një vend me mbi 84 milionë banorë, Gjermania ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore pas Francës. Sipas shifrave zyrtare, ajo është shtëpia e afro 5 milionë muslimanëve.

Vendi ishte dëshmitar i rritjes së racizmit dhe islamofobisë vitet e fundit, të ushqyer nga propaganda e grupeve dhe partive të ekstremit të djathtë.

Policia gjermane regjistroi 5,372 incidente ksenofobike dhe 610 krime islamofobike të urrejtjes vitin e kaluar.

Ekspertët thonë se shifrat aktuale mund të jenë shumë më të larta, pasi shumë prej tyre nuk janë hetuar apo regjistruar siç duhet në statistikat zyrtare.

Related posts

Shtohen kompanitë turke në TOP 100 e firmave në industrinë e mbrojtjes

admin

Plagoset pronari i një punishte në Kamenicë, i dyshuari në arrati

rezart morina

Altun: Prania turke në Siri, garanci për integritetin e tyre territorial

rezart morina