RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Leoni do të vizitojë nesër Turqinë

papa-leoni-do-te-vizitoje-neser-turqine

Papa Leoni XIV, kreu i Vatikanit dhe udhëheqës shpirtëror i botës katolike, do të vizitojë nesër Turqinë, transmeton Anadolu.

Drejtori i Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Burhanettin Duran, njoftoi në llogarinë e tij në platformën turke të mediave sociale NSosyal se Papa Leo XIV do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi nga 27 deri më 30 nëntor, pas një ftese nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

Duran deklaroi se në takimet që do të mbahen, krahas marrëdhënieve Turqi-Vatikan, do të trajtohen dhe zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, veçanërisht për Palestinën.

Related posts

Filloi shpërndarja e 2400 pakove ushqimore në prag të muajit Ramazan

admin

Rënie e madhe e çmimit të gazit në Europë, por krizës nuk i ka ardhur fundi

Muhamet Ramadani

Plagosja në Fushë Kosovë, policia jep detaje

admin