RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Guterres: Kambanat e alarmit për rrezikun e IA-së, shurdhuese

guterres:-kambanat-e-alarmit-per-rrezikun-e-ia-se,-shurdhuese

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka lëshuar një paralajmërim për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe ka bërë thirrje për krijimin e një organi rregullator.

“Kambanat e alarmit per formën më të fundit të inteligjencës artificiale (IA) gjeneruese janë jashtëzakonisht shurdhuese”, tha Guterres në një konferencë shtypi në Nju Jork të hënën.

“Shkencëtarët dhe ekspertët i kanë bërë thirrje botës të veprojë, duke e deklaruar IA-në një kërcënim ekzistencial për njerëzimin në të njëjtin nivel me rrezikun e luftës bërthamore. Ne duhet t’i marrim seriozisht këto paralajmërime”, tha ai.

Guterres prezantoi një dokument në të cilin Kombet e Bashkuara bëjnë propozime se si të veprohet me IA-në, në mbarë botën dhe njoftoi planet për të krijuar një organ këshillimor të nivelit të lartë për këtë çështje.

Ai tha gjithashtu se mbështet ngritjen e një autoriteti rregullator, por që nuk mund të ngrihet vetëm nga ai, vetëm në partneritet me shtetet anëtare të OKB-së.

Guterres sugjeroi se një autoritet i tillë mund të frymëzohej nga ajo që është sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. /atsh

Related posts

1.1 miliardë dollarë drogë kapet në Australi, sasia më e madhe ndonjëherë

admin

Hapet xhamia “Medina” në Fushë-Kosovë

admin

Shifra alarmante, 1,219 raste të reja me coronavirus

admin