RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTeknologji

Guterres: Kambanat e alarmit për rrezikun e IA-së, shurdhuese

guterres:-kambanat-e-alarmit-per-rrezikun-e-ia-se,-shurdhuese

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres ka lëshuar një paralajmërim për rreziqet e inteligjencës artificiale dhe ka bërë thirrje për krijimin e një organi rregullator.

“Kambanat e alarmit per formën më të fundit të inteligjencës artificiale (IA) gjeneruese janë jashtëzakonisht shurdhuese”, tha Guterres në një konferencë shtypi në Nju Jork të hënën.

“Shkencëtarët dhe ekspertët i kanë bërë thirrje botës të veprojë, duke e deklaruar IA-në një kërcënim ekzistencial për njerëzimin në të njëjtin nivel me rrezikun e luftës bërthamore. Ne duhet t’i marrim seriozisht këto paralajmërime”, tha ai.

Guterres prezantoi një dokument në të cilin Kombet e Bashkuara bëjnë propozime se si të veprohet me IA-në, në mbarë botën dhe njoftoi planet për të krijuar një organ këshillimor të nivelit të lartë për këtë çështje.

Ai tha gjithashtu se mbështet ngritjen e një autoriteti rregullator, por që nuk mund të ngrihet vetëm nga ai, vetëm në partneritet me shtetet anëtare të OKB-së.

Guterres sugjeroi se një autoritet i tillë mund të frymëzohej nga ajo që është sot Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. /atsh

Related posts

Medvedev: Olaf Scholz mashtron, Rusia nuk ndaloi furnizimin me gaz në Evropë

admin

Vrasja në Prishtinë/ Caktohet masa e paraburgimit për 1 të dyshuar, 4 të tjerë në arrati

admin

Erdoğan: E përjavshmja britanike “The Economist” nuk mund të përcaktojë fatin e Turqisë

admin