RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan: Jo Suedisë në NATO nëse nuk ndalon terroristët

erdogan:-jo-suedise-ne-nato-nese-nuk-ndalon-terroristet

Suedia nuk duhet të presë që Turqia të miratojë anëtarësimin e saj në NATO përpara samitit të muajit të ardhshëm, deklaroi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

”Ligjet e reja antiterroriste të Stokholmit nuk arrijnë të godasin militantët kurdë që Ankaraja i konsideron terroristë”, shtoi ai.

”Ankaraja nuk mund t’i afrohet pozitivisht ofertës së Suedisë në NATO pasi terroristët po protestojnë në rrugët e Stokholmit”, shtoi ai.

Udhëheqësit e NATO-s do të mbajnë samitin e tyre vjetor në kryeqytetin lituanez Vilnius më 11 dhe 12 korrik.

Deklaratat e Erdoganit erdhën disa orë përpara bisedimeve të planifikuara me zyrtarët suedezë, finlandezë dhe të NATO-s në Ankara.

”Palës suedeze duhet t’i thuhet të mos presin ndryshim në pozicionin e Ankarasë në samitin e Vilniusit”, shtoi Erdogan.

Pas pushtimit të plotë të Rusisë në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, Suedia dhe Finlanda kanë aplikuar për t’u bashkuar me aleancën perëndimore, në një ndryshim qëndrimi pas dekadash neutraliteti.

Finlanda u pranua në aleancë në prill të këtij viti, por Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë ratifikuar ofertën e Suedisë.

Turqia e justifikon bllokadën e saj me arsyetimin se Suedia nuk arrin të godasë organizatat terroriste, dhe në veçanti refuzimin e saj për të ekstraduar njerëz të konsideruar nga Ankaraja si terroristë, duke iu referuar kryesisht rebelëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) që luftojnë për autonomi në juglindje të Turqisë. /atsh

Related posts

Nagasaki shënoi 79-vjetorin e hedhjes së bo’mbës at’omike, në ceremoni nuk u ftua Iz’raeli

admin

Ukraina nis programin e ndihmës ushqimore për të marrë mbështetjen afrikane dhe aziatike

admin

“Turqia nuk do të hezitojë t’i përdorë metodat legjitime përballë provokimeve të Greqisë”

admin