RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia: Takimi për marrëdhëniet Turqi-Siri do të mbahet më 21 qershor në Astana

rusia:-takimi-per-marredheniet-turqi-siri-do-te-mbahet-me-21-qershor-ne-astana

Përfaqësuesi special i presidentit rus, Vladimir Putin për Lindjen e Mesme dhe vendet afrikane dhe zëvendësministri i Jashtëm, Mikhail Bogdanov deklaroi se zëvendësministrat e Jashtëm të Turqisë, Sirisë, Rusisë dhe Iranit do të takohen në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, më 21 qershor, transmeton Anadolu.

Duke folur për gazetarët, Bogdanov tha se takimi i zëvendësministrave të Jashtëm të Turqisë, Sirisë, Iranit dhe Rusisë për normalizimin e marrëdhënieve midis Turqisë dhe Sirisë do të mbahet më 21 qershor në Astana dhe delegacioni rus do të shkojë në Astana në datat 20-21 qershor.

“Projekti rus në udhërrëfyesin është gati. Detyra jonë është të konsultohemi me partnerët tanë dhe ta çojmë përpara këtë punë. Shpresoj se do të bëjmë përparim serioz në bisedimet në Astana”, tha Bogdanov.

Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë, Iranit dhe Sirisë më 10 maj u takuan në kryeqytetin e Rusisë, Moskë.

Pas takimit u vendos të përgatitet udhërrëfyes për avancimin e marrëdhënieve Turqi-Siri. U vendos të krijohet një komision 4-vendësh me pjesëmarrjen e zëvendësministrave të Jashtëm, Ministria e Mbrojtjes dhe inteligjenca si institucion përkatës, për të përgatitur udhërrëfyesin dhe për të çuar përpara procesin gradualisht.

Related posts

OKB: 50,000 fëmijë të Ga’zës kërkojnë trajtim ur’gjent për kequshqyerjen

rezart morina

Abbas paralajmëron “katastrofë humanitare” nëse Izraeli pushton Rafahun

rezart morina

Si po dështon propaganda izraelite e medieve sociale kundër Gazës?

rezart morina